Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për luftën kundër Korrupsionit

3 months ago 23
Reklamë

Në Kuvendin e Shqipërisë u miratua sot ngritja e Komisionit të Posaçëm për luftën kundër Korrupsionit.

Komisioni për Korrupsionin u miratua në Kuvend me 74 vota pro, 6 kundër dhe 0 abstenim.

Partia Demokratike nuk mori pjesë në këtë votim, pasi është kundër këtij Komisioni.

Komisioni mban titullin “per mireqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqiperinë e vitit 2030” dhe pritet të nise punë në javet në vazhdim.

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion do të përbëhet nga 11 anëtarë, ku 6 i përkasin mazhorancës dhe 5 opozitës.

Anëtarët janë  tashmë te ditur pasi do të jenë kryetarët dhe nënkryetaret e komisioneve te përhershme. Në kushtet e bojkotit të opozitës pjesë e  ketij komisioni do te jetë: Klotilda Bushka, Toni Gogu, Eduard Ndreca, Eduard Shalsi dhe Evis Kushi. Mbetet për tu parë vetëm cilin do të vendosin socialistët në krye të këtij komisioni.

Puna e komisionit do ndahet në dy faza: në fillim do të behet analiza e situatës në fushën e luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit, dhe në fazën e dytë do të miratohet një plan Kombëtar Veprimi, ku do të rekomandohen  masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore.

Mandati i këtij komisioni është 10 muaj dhe përfundon pikërisht në momentin që parlamenti shpeëndahet në prag të zgjedhjeve parlamentare

./vizionplus.tv/

Read Entire Article