Marieme dhe Ndeye, dy binjaket e ngjitura të cilat janë 7-vjeçe, i treguan mbarë botës se e kishte gabim për atë që ata mendonin për dy vogëlushet.
Marieme dhe Ndeye sfiduan mbarë botën,m duke i treguar se mund të jetojnë edhe të ngjitura me njëra tjetrën.
Në momentin që lindën, mjekë dhe ekspertë ju dhanë vetëm pak ditë jetë, por sot pas 7 vitesh Marieme dhe Ndeye edhe pse janë të ngjitura, kanë personalitetet dhe disponimet e tyre unike, ato mbështeten tek njëra-tjetra për të mbijetuar.
“Kur të thonë që në fillim se nuk ka të ardhme, ti jeton vetëm për të tashmen”, tha babai i tyre, Ibrahima.
Binjakët e bashkuar janë të rrallë, duke përfaqësuar rreth një në çdo 500,000 lindje të gjalla në MB.
Rreth gjysma kanë lindur të vdekur, me një të tretën tjetër që vdes brenda 24 orëve nga lindja.
Pra, të shohësh Marieme dhe Ndeye të festojnë ditëlindjen e tyre të shtatë me një grup miqsh, jo vetëm që i jep gëzim Ibrahimit, por edhe mjekëve që janë kujdesur për ta.
Ibrahimi mbajti vajzat e tij Marieme dhe Ndeye në MB për të qëndruar nën mbikëqyrjen mjekësore të Great Ormond Street Hospital.
Marieme dhe Ndeye ndajnë një palë këmbë dhe një legen, por secila ka një palcë kurrizore dhe një zemër.
Ato kanë kujdes gjatë gjithë kohës, por shkojnë në një shkollë të zakonshme në Uellsin jugor me miqtë e tyre.
“Ato janë luftëtarë dhe dëshmojnë se të gjithë e kanë gabim”, tha Ibrahim.
“Vajzat e mia janë shumë të ndryshme, Marieme është shumë e qetë, një personalitet introvert, por me Ndeye është krejtësisht ndryshe, ajo është shumë e pavarur. Unë nuk do të pretendoja se është e lehtë, por është një privilegj i madh. Ju ndiheni me fat që jeni dëshmitar i kësaj beteje të vazhdueshme për jetën.”
Kur binjakët lindën në Senegal në vitin 2016, prindërit e tyre prisnin një fëmijë. Mjekët nuk prisnin që ata të jetonin shumë më gjatë se disa ditë.
/Vizionplus.tv/