Mjeshtri i Madh Helidon Haliti kujton në studion e “Quo Vadis” fjalët e babait të ndjerë: Nuk gabonte kollaj

5 months ago 22

Piktori Helidon Haliti, foli në emisionin “Quo Vadis” me moderator Pranvera Borakajn për babanë e tij të ndjerë artistin, Faslli Haliti.

Në një rrëfim ndryshe nga të tjerat, Helidoni kujtoi një nga shprehjet e babait të tij e cila ishte “ një artist ndërtohet jo nga perfeksionet e tija, por nga defektet e tija”.

Sipas tij, i ati kishte “defekte të pjekura” dhe se nuk gabonte kollaj.

Helidon Haliti: Ka një shprehje që ai ma ka thënë, ka qenë shumë e bukur, që artisti ndërtohet jo nga perfeksionet e tija por nga defektet e tija, pra nuk mjafton të kesh të gjitha si me thënë të mirat e nevojshme për tu bërë artist i madh, por duhet të kesh defektet e tilla. Sidomos në një art pa kriter që është sot, sepse arti ka ndryshuar shumë. Kështu që unë mendoj se kam defektet më artistike, ndërkohë që ai mendoj kishte defekte të pjekura…nuk gabonte kollaj ai, nuk është se i ardhi të bënte poezi si një njeri në fshat…Faslliu ishte shumë i lexuar në plot kuptimin e fjalës dhe godiste shumë ashpër nuk bënte kompromis me ndjenjën e tij, pra nxirrte një lloj mllefi, jo një kritike llogjike, apo një kritikë si me thënë të pandërgjegjshme./vizionplus.tv. 

Read Entire Article