Molotovi u rrezikoi jetën gazetarëve dhe efektivëve në protestë, një i arrestuar

5 months ago 21

Sokol Bushkolaj,  49 vjeç, banues në Thumanë është arrestuar nga policia e Tiranës pas akteve të dhunshme të ushtruara ditën e djeshme në protestën para bashkisë.

49-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Bushkolaj gjithashtu është ndaluar dhe më datë 08 maj, në lidhje me protestën e datës 07 maj 2024.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme pati tensione në protestën e zhvilluar para bashksië. Një molotov u hodh në drejtim, të gazetarëve dhe efektivëvë duke rrezikuar jetën e tyre.

“Aleanca për Mbrojtjjen e Teatrit” dhe opozita zhvilluan protestën e nëntë para bashkisë. Ata kërkojnë dorëhejqen e Erion Veliajt pas arrestimit të disa drejtorëve të përfshirë në dosjen “5D”./vizionplus.tv

Read Entire Article