Monika Kryemadhi “ia plas në sy” Metës: Nepotizmi nuk dëmton partinë, është servilizmi ai që e bën

5 months ago 28
Reklamë

Monika Kryemadhi ka ashpërsuar gjuhën gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues. Ajo ka thënë se prej dy javësh dëgjon fjalën nepotizëm, por askush nuk di ta shpjegojë se çfarë lidhje ka kjo me partinë.

Sipas saj më shumë se nepotizmi, ajo që po shkatërron PL-në është servilizmi, duke sulmuar njerëzit afër Ilir metës.

Lexo edhe :

Related Posts

Më bëhet qejfi që jemi dixhitalizuar. Një nga pikat që do ta filloja që ka qenë edhe pika e vendosja në statut ka qenë buxhetimi i PL për gratë në fushatat elektorale. Të vendoset që buxheti i fushatave elektorale të PL të jetë i qartësuar qartë në statut në përdorim për të gjitha gratë dhe vajzat kandidate. Më bëhet qejfi që duhet të flisja unë për meritokraci që të vihej në statut, pasi prej dy javësh dëgjojmë vetëm nepotizmin. Do të isha shumë mirë njohëse se çdo të thotë fjala nepotizëm për përdorimin e saj në statutin e një partie politike. Parti politike do të thotë bashkim vullnetar dhe jo përjashtim, nëse ndonjëri nga ju më gjen një fjalë për nepotizmin unë tërhiqem. Por nëse nuk ekziston ajo fjalë do ju sugjeroja ta lexoni dhe të më argumentoni fjalën nepotizëm, do të kisha shumë dëshirë të më thoni. Nepozitimi ka të bëjë me qeverisjen jo me parti politike. Në parti politike do të thotë garë e ndershme dhe e drejtë, mundësi të barabarta. Duke patur parasysh se çështja e nepotizmit është për të larguar njerëz që kanë kontributet e tyre. Një parti politike meritokracia ka rëndësi më shumë e sa servilizmi”, tha Kryemadhi.

Read Entire Article