Policia rrugore në Vlorë ka marrë masa të rrepta për të gjithë ata që nuk resptektojnë rregullat e qarkullimit me monopatina.
Për rrjedhojë këtë në fundjavë është zhvilluar një aksion nga policia rrugore për vendosjen e gjobave për monopatinat që kalojnë në pedonale, pa kaskë mbrojtëse dhe te korsia e dedikuar për biçikletat.
Monopatinat janë kthyer dhe në një burim aksidentesh ku nga moserespektimi i rregullave, dhe kur monopatinat drejtohen nga adoleshentë ka patur dhe aksidente me të plagosur./vizionplus.tv/