Mori armën dhe shkoi të vriste fqinjin, parandalohet krimi në Fushë Arrëz, arrestohet autori

8 months ago 19

Një 50-vjeçar u arrestua në Fushë Arrëz, pasi kanosi me armë zjarri fqinjin e tij.

Pasditen e djeshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë marrë njoftim për një konflikt për motive pronësie mes 2 shtetasve, në fshatin Micoj, Fushë Arrëz.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në këtë fshat dhe si rezultat i veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit A. C., 50 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri kallashnikov, fqinjin e tij, shtetasin Y. C., 35 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe një krehër me fishekë, të cilat shtetasi A. C. i mbante pa lejen përkatëse. /vizionplus.tv

Read Entire Article