Mori në makinë dhe ngacmoi s*ksualisht 21-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor, arrestohet 36-vjeçari në Fier

5 months ago 20
Reklamë

Një 36-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi mori në automjetin e tij dhe ngacmoi seksualisht një 21-vjeçare që vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë në automjetin e tij dhe ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 21 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article