Mori peng të dashurën dhe e dhunoi, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

6 months ago 16
Reklamë

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Blutë njoftojnë se në pranga ka rënë shtetasi A.G, banues në kryeqytet.

Dyshohet se ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, si dhe e ka mbajtuar atë për disa orë, në automjetin e tij, pa dëshirën e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./vizionplus.tv

Read Entire Article