Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu Gentian Bakon punonjësin e INUV Elbasan që ishte shpallur në kërkim nga SPAK për një rast korrupsioni.
Një ditë më parë gjyqtarja e çështjes Elsa Ulliri ka pranuar në mënyrë të pjesshme kërkesën e tij për lirimin nga qelia.
Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje çdo të mërkurë në orën 14:00.
Çështja fillimisht është hapur nga prokuroria e Elbasanit ku u proceduan me masën e sigurisë “arrest në burg” kryeinspektori i INUV, Andri Mehja dhe inspektorit Bardhyl Qehja.
Bako ka dalë nga hetimi i SPAK, se ka bashkëpunuar me dy personat e tjerë të mësipërm për marrjen rryshfetit nga një qytetar, me synim mos i prishnin nje tendë./vizionplus.tv