“Mos më bëj ironi”, Çiljeta dhe Xhesika debatojnë për ndarjen e punëve

5 months ago 20

Çiljeta dhe Xhesika debatuan së bashku për punët e shtëpisë dhe detyrat që i përkasin.

Këngëtarja i tha fermereve të lajnë enët, pasi janë lënë në lavaman që prej mbrëmjes së kaluar.

Ndërsa Xhesika iu përgjigj se ajo është angazhuar me punët e stallave dhe ndjehet e lodhur.

Ajo tregoi se ndodheshin vetëm 3 vajza në stalla, të cilat përfunduan punët e fermës pa ndihmën e djemve.

Xhesika shtoi se nëse larja e enëve është punë e vajzave, t’i lajnë ato që nuk u angazhuan tek stallat.

Nga ana tjetër, Çiljeta tha të mos bëj ironi me të.

Pjesë nga biseda:

Çiljeta: Nuk ke pse e thua me ironi.

Xhesika: Nuk ishte ironi. Shkuam tre gra dhe bërëm punët e stallave, pa nevojën e asnjë burri.

Çiljeta: Nuk iu vrasin sytë ato enët atje që janë mullar? Duhej të laheshin që mbrëmë.

Xhesika: Unë shkova tek stallat sapo u zgjova.

Himena: Unë i lava dje pasdite.

Çiljeta: Përveç se më dhemb dora, nuk i preka me qëllim.

Xhesika: Kush nuk ka shkuar tek stallat të bëj diçka, jo ti sepse ke bërë shumë. Meqë qënka punë vajzash ka të tjera. /vizionplus.tv/

Read Entire Article