Mosbindja civile e opozitës, hyrja e Parlamentit rrethohet me gardh, sot seanca plenare e radhës

23 hours ago 15

Ditën e sotme, 17 tetor, do të mbahet seanca plenare e cila u shty javën e kaluar për shkak të vizitës së Erdogan në Tiranë.

Teksa opozita ka paralajmëruar kaos dhe mosbindje civile, duket se garda ka marrë masat.

Hyrja e Parlamentit është bllokuar me gardh metalik, ndërsa një numër i shtuar efektivësh janë në gatishmëri, për të parandaluar çdo incident të mundshëm që vjen nga deputetët opozitarë.

Deputetët e përjashtuar:

Pas një mbledhje më 2 tetor, Sekretariati i Etikës mori vendimin për të përjashtuar me 60 ditë nga punimet e Kuvendit tre deputetët e PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Ndëshkimi erdhi pas tensioneve dhe kaosit në Paralment, ku u dogjën jashtë Kuvendit edhe karriget.

Ndërkohë deputeti tjetër, Edi Paloka u ndëshkua me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndërsa të tjerët me 40 ditë.

Deputetët që u përjashtuan me 40 ditë janë:

Luan Baçi,Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, Lefter Geshnjte, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Ludovik Hasani, Ramadan Lika, Asllani Dogjani, Qani Xhafa, Kasem Mahmutaj dhe Edmond Spaho.

Kujtojmë që Kuvendi ka deklaruar se deputetët e opozitës do të paguajnë dëmet e shkaktuara në sallë, nga paga e tyre e cila do t’i mbahet automatikisht nëse nuk e japin vullnetarisht.

Në faturë do të përfshihen edhe dëmet në pajisje elektronike, mikrofonë, foltore dhe ekrane./vizionplus.tv

Read Entire Article