Motoristi përballet më “ëndrrën më të keqe”, një gjarpër i mbledhur mbi timon

1 week ago 22
Reklamë

Një ngjarje e pabesueshme është regjistruar në Igumenicë të Greqisë.

Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, një burrë, teksa po kthehej nga puna për në shtëpi me një motorr është përballur me një situatë të pazakonshme.

Ai ndjeu një lëvizje në krah dhe në atë moment, sheh se në timonin e motorrit i ishte mbështjellë një gjarpër i madh.

I kapur në panik, burri qëndroi motorrin në një sheshpushim dhe me ndihmën e zjarrëfikëses, arriti që ta largojë.

Pas kësaj, burri falenderoi zjarrfikësit për ndihmën e dhënë në “ëndrrën më të keqe” të jetës së tij./vizionplus.tv

Read Entire Article