Municione për Ukrainën, Rama zbulon kërkesën e Zelensky-t

8 months ago 21

Kryeministri Edi Rama tha se të gjitha vendet e Ballkanit i kanë thënë “po” propozimit të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky për të prodhuar municione, teksa shtoi se do e bëjnë bashkë me aleatët.

Rama shtoi se propozimi i Zelenskyt nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

“Rajoni ishte larg duarve të Rusisë, ishte këtu si rajon që kërkon të jetë pjesë e BE-së. Sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, ne, Serbia, Bosnja, apo Kroacia nuk kemi një industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi së pari për veten tonë. Kemi punuar dhe po punojmë që të gjejmë marrëveshjen e duhur, partnerët e duhur, të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër.

Propozimi i Zelenskyt nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit që do të thotë investimi dhe prodhimit dhe bashkëpunimit. Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria. Ky është një provës, e dimë që duhet të investojmë më shumë në mbrojtje si çdo kush tjetër dhe gjitha që mund të bëjmë në këtë drejtim do ta bëjmë. Do ta bëjmë këtë me aleatët tanë dhe jo me të tjerët”, tha Rama./vizionplus.tv

Read Entire Article