“Na duhet akademi turizmi”, Kryebashkiaku Veliaj kërkon më shumë bashkëpunim mes vendeve të rajonit

5 months ago 30
Reklamë

Erjon veliaj sheh si zgjidhje për përballimin fluksit të madh të të huajve që vizitojne jo vetëm Tiranen, krijimin e një akademie ekselence te turizmit. Këtë propozimi kryebashkiaku ia paraqiti edhe sekretarit të organizatës botërore të turizmit.

Kryebashkiaku erion veliaj ka deklaruar se vendit tonë, por edhe rajonit, do t’i duhej një akademi ekselence e turizmit për të përballuar denjësisht fluksin e madh të turistëve.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ne kemi sot një bum të jashtëzakonshëm dhe duhet që ta përballojmë këtë. Se ndryshe do të kemi sfida të tjera. Ne duhet të përgatitemi se si drejtorët ekzekutivë të hoteleve me 5 yje dhe resorteve, të jenë staf shqiptar, edhe pse jemi shumë të hapur për të gjithë ata të huaj që po punojnë sot në shqipëri”, tha Veliaj.

Ndërsa priti në një takim sekretarin e organizatës botërore të turizmit, Veliaj nënvizoi se bashkëpunimi duhet të jetë në nivel rajonal.

“Ka ardhur koha që rajoni të bashkëpunojë si për kolegjin e europës, për stafet që do të na çojnë drejt bashkimit europian, sot do të bashkëpunojmë për stafet e ekselencës që do të menaxhojë gjithë biznesin e turizmit, që gjithmonë e më shumë për shqipërinë, por edhe për rajonin, është një bekim i madh”, tha Veliaj.

Delegacioni i përbërë nga 40 ministra e përfaqësues të lartë të sektorit të turizmit në europë, në vazhdën e mbledhjes së 70-të të organizatës botërore të turizmit konfirmoi edhe njëherë mbështetjen që vendi ynë dhe veçanërisht tirana, të jenë në fokus të investimeve të huaja direkte./vizionplus.tv/

Read Entire Article