Ndahet nga jeta ish-kapiteni i klubit anglez

2 weeks ago 49
Reklamë

Ish-mbrojtësi i Bregut të Fildishtë, Sol Bamba, i cili rifilloi karrierën e tij pasi luftoi me kancerin në vitin 2021, ka vdekur në moshën 39-vjeçare, njoftuan ish-klubet e tij të shtunën mbrëma.

“Leeds United është i dëshpëruar kur mësoi për vdekjen e ish-kapitenit të tyre Sol Bamba në moshën 39-vjeçare”, tha klubi anglez në një deklaratë.

“Me pikëllim të madh morëm vesh sot pasdite për ndarjen nga jeta të legjendës së klubit Sol Bamba”, shkruan klubi uellsian Cardiff në rrjetin social X.

Bamba është stërvitur dhe ka debutuar në Francë, me Paris Saint-Germain dhe më vonë luajti në Skoci, Leicester (Angli), Trabzonspor (Turqi) dhe Palermo (Itali).

Ai bëri emër në Leeds, ku u bë kapiten i klubit, dhe në Cardiff, ku luajti mbi njëqind ndeshje dhe u përfshi në rikthimin e ekipit në Premier League për sezonin 2018-2019. /vizionplus.tv

Read Entire Article