Nga Tonin Frroku
Vdekja mori para kohe lirikun e letrave shqipe, poetin që shkruajti aq shumë për dashurinë, poetin aq shumë njerëzor si Skënder Rusi
Poezitë e tij janë aq fort të lexuara nga të gjithë sepse Rusi që kur ishte student në Shkodër ka sjellë poezinë lirike si askush tjetër, poezi të cilën e ka lëvduar aq me shumë dashuri deri në frymën e fundit.
Ai shkroi aq fort edhe për miqtë e tij më të mirë sepse Rusi ishte aq shumë social sa asnjë poet tjetër
Krijimtaria poetike e Skënder Rusit është pasuria më e madhe që poeti la Devollit ku lindi e u rrit, Korçës ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij ashtu siç i la një pasuri poetike të gjithë shqiptarisë si autore i shume librave me poezi.
Për të gjithë këtë kushdo prej nesh e ka të vështirë ti thotë lamtumirë lirikut të letrave shqipe Skënder Rusi.
Sepse poet si ai duhet të jetojnë shumë gjatë. Sepse na duhen të gjithëve…
/vizionplus.tv/