Ndiheni sikur jeta po ju “fluturon”? Ja si ta ngadalësoni kohën

6 months ago 33

Ndërsa mosha rritet, me siguri ju duket sikur vitet fluturojnë. Nuk jeni vetëm ju, përceptimi ynë për kohën ndryshon në mënyrë të konsiderueshme ndërsa plakemi.

Alicea Ardito, një terapiste në Virxhinia që punon me të moshuarit tha se një nga temat më të zakonshme që ajo dëgjon në seancat e saj, është se klientët mendojnë që jeta e tyre ka kaluar shumë shpejt.

“Klientët e mi gjithmonë më thonë se jeta na ka kaluar sa hap e mbyll sytë” tha ajo për HuffPost.

Është e rëndësishme të kuptojmë pse e kemi ndjesinë sikur vitet tona “fluturojnë”. Një arsye është, sepse ndërsa ne rritemi për shkak të angazhimeve më të ngjeshura, njësitë kalendarike, konkretisht viti duket më i shkurtër. “Kur je 8 vjeç, një vite është sa 8/100 (100 i referohemi jetës). Ndërsa kur je 80, një vit është sa 80/100 (e jetës)” tha ajo. Kjo kontribuon në ndjesinë e kohës që kalon shumë shpejt, vijoi terapistja.

Një jetë e shkurtër duket kur ditët kthehen në monotoni dhe bën të njëjtat gjëra, ndërsa jeta duket më e gjatë (edhe pse është e njëjta periudhë e jetuar) kur ditët i mbush me angazhime dhe krijon sa më shumë kujtime.

Por doni të dini një truk se si ta “ndaloni” kohën? Kërkimi i risive është çelësi.

Nëse kaloni një ditë duke u strukur në dhomën tuaj të gjumit, duke menduar për gjërat që i doni, apo doni t’i realizoni ajo thjesht do të duket një ditë e zakonshme pa asnjë qëllim për ta jetuar dhe shijuar. Fundja është jë ditë boshe që kalon e pa jetuar në jetën tonë dhe që do të humbas mes ditëve tjera monotone, pa e kujtuar ndonjëherë se e ke jetuar për aq kohë sa nuk bëre diçka për t’u mbajtur mend. Por nëse bën të kundërtën, mendimet çohesh nga shtrati dhe përpiqesh t’ i realizosh, e sigurt që do të jetë një ditë që do ta mbash mend gjithë jetën dhe do të ndihmojë që jeta t’ju duket e gjatë.

Pra gjithmonë përvojat e reja të japin efektin e jetëgjatësisë. Sa më shumë gjëra të zbulojmë nga kjo që jeta ofron, aq më të përmbushur do të ndjehemi në vitet e moshës së tretë.

Si të shtoni më shumë risi në jetën tuaj

Ka shumë mënyra për të përqafuar të panjohurën në jetën tuaj të përditshme. Mund të jetë diçka e madhe, si planifikimi i një udhëtimi në një vend të largët, ose dhe diçka shumë më pak se kjo por që ka të njëjtën vlerë, si psh ndryshimi i rrugës së kthimit nga puna për në shtëpi dhe anasjelltas.

Read Entire Article