Kur jemi në një lidhje , dhe veçanërisht nëse e duam shumë tjetrin, e kemi të vështirë të shohim të metat e tij. Marrëdhëniet e shëndetshme, megjithatë, bazohen në respektin, besimin dhe ndjenjën e sigurisë që ndiejnë anëtarët e tyre.
Fatkeqësisht, kjo nuk është gjithmonë e lehtë të ekzistojë dhe në jetën tonë mund të shoqërohemi me njerëz manipulues, të cilët ndikojnë negativisht në psikologjinë tonë, ndonjëherë pa e kuptuar.
Manipuluesit janë njerëz që duan të kenë nën kontroll marrëdhënien dhe jetën tonë. Zakonisht, kjo sjellje buron nga pasiguritë e tyre, të cilat ata përpiqen t’i mbulojnë duke shfaqur besim të tepruar. Me pak fjalë, ne bëhemi marrës të sjelljeve toksike pa e kuptuar.
Si e kuptoni nëse një person është manipulues? Lexoni më poshtë pesë shenjat që e vërtetojnë këtë, të paraqitura nga llogaria @pshycologysays në Instagram.
- Ata shkaktojnë një situatë që ju vë në siklet dhe më pas heqin dorë nga përgjegjësitë e tyre.
- Ata ju akuzojnë se jeni tepër të ndjeshëm dhe të pambrojtur, ndërsa veprimet dhe fjalët e tyre ju ofendojnë ose ju lëndojnë.
- Ata kritikojnë çdo lëvizje tuajën dhe ju nxisin të hiqni dorë, pavarësisht se çfarë ndjeni apo dëshironi.
- Ata nuk respektojnë kufijtë tuaj dhe dëshirojnë të kenë kontroll mbi çdo fushë të jetës tuaj.
- Përpara të tjerëve duken krejtësisht ndryshe nga sa janë para jush.
/vizionplus.tv