Ndihmës Sekretari amerikan Todd D. Robinson vizitë në Shqipëri, pritet të takohet me Ramën

5 months ago 25
Reklamë

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson do të vizitojë Tiranën nga datat 18-20 mars.

Lajmin e bën të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili njofton e se Ndihmës Sekretari do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me instancat që mbështesin Shqipërinë në sudinimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

DASH njofton gjithashtu se Robinson do të vizitojë edhe Kosovën, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe me partnerët e INL në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

“Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri, nga data 18-20 mars, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta”-njofton DASH.

Top Channel

Read Entire Article