“Ndizet” merkato në Serie A, Zaniolo kthehet në Itali, Piolo largohet në Itali

2 months ago 34
Reklamë

Pavarësisht se vëmendja deri në datë 14 korrik është te Kampionati Europian, klubet italiane vazhdojnë të jenë shumë intensive në merkato. Atalanta ktheu në Itali isH-yllin e Romes Nikolo Xaniolo. Pas eksperiencës jo të mirë në Premier League, së fundmi me Aston Vilen, Xaniolo tani do të luajë me bergamasket, një ekip me një trajner si Gasperini i aftë për të zbuluar talente, por edhe për të rigjeneruar lojtarë me cilësi. Atalanta do të paguajë 22 milionë euro tek Gallasatasari për kartonin e tij.

Inter ndërkohë zyrtarizon blerjen e portierit Josep Martienz nga Xhenova për 15.5 milionë euro. Me Zomer në moshë tashmë, portieri spanjoll shihet se pasardhësi i denjë i portës. Për portierin e dalë nga akademia e Barcelonës, një kontratë deri në 2029.

Sakaq Stefano Pioli i shkarkuar nga Milani në fund të sezonit që u mbyll, do të vazhdojë karrierën e tij si trajner në Arabinë Saudite. Ai 2ëshhtë trajneri  i ri i Al Itihad, klub ku luajnë Benzema, Fabinjo dhe Kante. Ish-trajneri i kuqezinjve kërkon të marrë me vete edhe Benaser, e në rast se ndodh kështu Milani do të hidhet në sulm për të blere mesfushorin Fofana nga Monaco.

Juventus një tjetër ekip pretendent, ka mbyllur dy marrëveshjet e para për Duglas Luiz dhe Kefren Turam, lojtarë që kanë përforcuar mesfushën dhe tani janë hedhur në sulm për një tjetër mesfushor cilësor, Teun Kopmeiners nga Atalanta. Po ashtu Bardhezinjtë morën portierin Di Gregorio nga Monxa. /vizionplus.tv

Read Entire Article