Ndizet zhurmuesi në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Gjiknuri debaton me Zhupën dhe Vokshin

7 months ago 23
Reklamë

Komisioni i reformës Zgjedhore është përfshirë sërish nga kaosi këtë të premte.

Deputetët e opozitës kanë ndezur zhurmuesin.

Opozita ka përsëritur skenarin edhe këtë të premte, duke bllokuar mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Deputetët e opozitës janë ulur në vendet e deputetëve të maxhorancës në komision.

Damian Gjiknuri kërkoi që karriget të liroheshin dhe në pamundësi u ka thënë “kalofshi një ditë të mbarë”.

Gjiknuri: A do opozita reformë zgjedhore? Do apo jo? Lironi vendin.

Vokshi: Nuk na e caktoni ju bashkëkryetarin ne.

Pas kësaj situate, socialistët janë larguar nga salla.

Top Channel

Read Entire Article