Ndodh në Tiranë, gjarpri pickon 10-vjeçaren në ambientet e shkollës

4 months ago 36
Reklamë

Një 10 vjeçare është pickuar nga gjarpri në një shkollë private në Tiranë. E mitura ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve. /vizionplus.tv

Read Entire Article