Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë. Punonjësi i një firme ndërtimi së bashku me një 65-vjeçar vidhnin karburant nga kamioni i firmës.
Policia njofton se dy shtetasit S. M., 65 vjeç, dhe M. K., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë janë vënë në pranga.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi S. M. (drejtues i kamionit të firmës së ndërtimit), vidhte sasi karburanti nga kamioni i firmës, në bashkëpunim me shtetasin M. K.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv