Ndryshime në qeveri, kush largohet nga detyra

2 weeks ago 37
Reklamë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë ka patur edhe një ndryshim sa i përket kabinetit qeveritar. Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Enio Civici, është larguar nga detyra.

Civici ishte emëruar si zv.ministër i Bujqësisë në tetor 2021 dhe lë postin pas gati 3 vitesh.

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Read Entire Article