Ndryshimet në qeveri, Rama del i buzëqeshur pas 15 minutash nga presidenca

1 month ago 25
Reklamë

Ka zgjatur vetëm 15 minuta qendrimi i kryeministrit Edi Rama në presidencë, ku u paraqit menjëherë pas Kongresit për të çuar emrat e ministrave të rinj për dekretim.

Pas daljes nga presidenca, kryeministri Rama është dukur i qetë dhe i buzëqeshur.

Ndryshimet në qeveri:

Ervin Hoxha emërohet si ministër i Brendshëm në vend të Taulant Ballës.

Petrit Malaj zë vendin e Ervin Metes te Financat.

Pirro Vëngu emërohet ministër i Mbrojtjes në vend të Niko Peleshit.

Ndëkrohë që Elisa Spiropali është larguar si Ministre e Shtetit për Marrdhëniet me Parlamentin për tu emëruar kryetare Kuvendi në vend të Lindita Nikollës.

Në vend të Spiropalit është emëruar Taulant Balla.

Gjithashtu Bledi Çuçi largohet si kryetar i grupit parlamentar socialist, në vend të tij emërohet Niko Peleshi.

Çuçi emërohet nëkryetar i Kuvendit. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article