Në Durrës, mungon metadoni! Përdoruesit e vjetër të drogës rrezikojnë “t’i rikthehen rrugës”

6 months ago 18
Reklamë

Qindra ish-përdorues të lëndëve narkotike në Durrës rrezikojnë t’i kthehen konsumimit të tyre, si dhe krimeve të rrugës, në mungesë të trajtimit me metadon.

“U bëmë rreth 1 javë pa metadon. Është turpi më i madh që të rrijë qendra jona pa metadon. Këtu janë mbi 450 drogaxhinj. Ç’mund të bëjë një drogaxhi?! Të shkojë të vjedhë në shtëpi, të marrë në krahë TV e frigorifer?! Të ndahemi nga familja, apo të thyejmë makinat e të hyjmë në burg”, tha një përdorues.

Kryesisht përdoruesit e vjetër të drogës, prej 20 vitesh, po përballen me një situatë tejet të rëndë.  Mungesa e metadonit që e merrnin falas i ka futur në krizë të fortë, ndërsa e kanë të pamundur ta blejnë.

“Na rrejnë përditë, jo sot, jo nesër. Në Tiranë shitet metadoni. Në bazë të recetës që bën te toksikologjia do e blesh me lekë në farmaci. Unë skam mundësi ekonomike. Jam njeri i vetëm, pa familjarë. Kam mbi 20 vjet që e përdor, ndërsa prej një viti metadonin për të heq heroinën. Për t’u pastruar. E mendova zgjidhje”, tha një përdorues tjetër.

Në qendrën e shpërndarjes së metadonit në Durrës, jashtë kamerave, deklarojnë se janë në pritje të furnizimit me metadon, ndërsa Ministria e Shëndetësisë është në procedurë tenderimi. Ndërkaq për ata që duan të lenë drogën, mungesa e këtij medikamenti është e qëllimshme dhe bëhet për t’i hapur rrugë shitjes së tij në farmaci.

Top Channel

Read Entire Article