Në gjendje të dehur ushtroi dhunë ndaj vajzës, nënës dhe vëllait të tij, arrestohet 45-vjeçar në Bulqizë

7 months ago 10
Reklamë

Një 45-vjeçar është arrestuar në Bulqizë, pasi dyshohet se ka dhunuar vajzën, vëllain dhe nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Radovesh, ku policia pasi u njoftua për konfliktin e ashpër në familje, ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka parandaluar krimin në familje.

45-vjeçari A.D ka qenë në gjendje të dehur, në momentin që po ushtronte dhunë ndaj familjarëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Read Entire Article