“Ne kemi 4 pika…”/ Blegtorët nga Jugu protestojnë sërisht në urën Kardhiqit: Presim ministren, s’ka punë administrata

7 months ago 9
Reklamë

Rreth 100 blegtorë nga rrethet e Jugut janë mbledhur për të protestuar sërisht në urën Kardhiqit në hyrje të aksit Kardhiq-Delvinë.

Ata pritet të takohen më pas me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, për t’i prezantuar katër pikat kryesore të protestës: rritjen e çmimit të shitjes së qumështit, dyfishimin e subvencioneve, sistemimin e lerave malore dhe mundësimin e kontratave 15 vjeçare për kullotat.

“Ne kemi 4 pika zotëri i dashur. As për subvensionet as për kullotat as për veprat ujore. Nuk ka më kthim pas sepse ne po vuajmë si qeni”- tha njëri prej blektorëve.

I pyetur se pse nuk ulen për të komunikuar me administratën, fermeri nënkuptoi se ky moment tashmë kishte kaluar dhe se takimi do të bëhet vetëm me ministren.

“Këtu nuk ka administratë. Administrata rri në zyra, të bëjë punën në zyra. S’ka punë administrate. Ku ka qenë administrata që të kujtohet për ne sot. Ku kanë qenë. Jemi të pranishëm këtu sot, madje ka edhe më shumë. Takim pa mediet e pranishme nuk ka, ja themi që tani ta dëgjojë sepse në Tepelenë është”- përfundoi blektori.

Top Channel

Read Entire Article