Në kërkim nga SPAK, Ministria e Drejtësisë kërkesë autoriteteve arabe për ekstradimin e Durim Bamit

4 months ago 25

Me kërkesë të ministrit Ulsi Manja, Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e Durim Bamit në autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kjo kërkesë është dërguar në rrugë shkresore dhe elektronike.

Lexo edhe :

Related Posts

Ministria e Drejtësisë ka marrë njoftim nga Ministria e Jashtme se kërkesa dhe dosja për Bamin janë marrë në dorëzim nga pala arabe.

Një nga personat më të kërkuar nga policia dhe drejtësia, Durim Bami, u arrestua nëfillim të muajit qershor  në Dubai.

Ndaj të fortit të Niklës, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme kishte caktuar masën e arrestit me burg në mungesë për disa akuza të rënda si sigurim të kushteve për vrasje, grup i strukturuar, kultivim droge, kryerje të veprave nga organizata kriminale etj.

Pak kohë më parë u mësua se Durim Bami ishte shoqëruar nga autoritetet në Dubai së bashku me vëllain e tij. Pas konfirmimit të shenjave të gishtave, autoritetet vendosen për arrestimin e tij.

Durim Bami u shpall në kërkim në kuadër të dosjes Revansh të hetuar nga SPAK. Bami akuzohet për planifikimin e vrasjes së Arben Ndokës, Tori Xhecukës, dhe Erigers Mihasit. Pjesë e kësaj dosjeje është edhe bashkëpunimi i dyshuar mes Durim Bamit me ish-efektivin e RENA-s Altin Moria për kultivimin e kanabisit në Nikël.

SPAK në kuadër kësaj dosje kërkoi arrestimin e 50 personave, mes të cilëve ishin dhe Durim Bami, ish-deputeti I PS Arben Ndoka, Ervis Martinaj, Endrit Dokle si dhe personazheve të tjerë të botës së krimit.

Nga 50 personat të përfshirë në këtë dosje, 16 prej tyre kishin thurur plane për vrasjen e vëllezërve Durim dhe Valter Bami. /vizionplus.tv

Read Entire Article