Në kërkim për pengmarrje, arrestohet krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut

6 months ago 22

Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës ka ndaluar shtetasin në kërkim Agron Bejdolli, krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut.

Ky shtetas është me masë sigurie arrest në burg për “heqje paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkpunim me Rrumin, te dy vellezërve Beqiraj në tetor 2022. Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij.

Lexo edhe :

Related Posts

Agron Bejdolli ishte shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit pasi akuzohet se ka marrë pjesë në pengmarrjen e Indrit Beqirajt.

Beqiraj u mor peng për 2 orë pas një sherri me 4 persona. Beqiraj, së bashku me vëllain e tij, Gentianin ishin duke qarkulluar me një motor ‘Piaggo’ nga Durrësi në drejtim të Tiranës. Ato u përplasën nga një mjet, i cili kishte brenda 4 persona. Vëllezërit shkuan për t’u sqaruar mirëpo u konfliktuan. Pasi 4 personat i dhunuan, ata morën Indrit Beqirajn me vete, por e liruan pas 2 orësh. /vizionplus.tv

Read Entire Article