Në kërkim të lirisë, GJKKO rrëzon Berishën dhe Malltezin

5 months ago 29
Reklamë

GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për revokim të masës së sigurisë.

Kjo është e disata herë që GJKKO hedh poshtë kërkesën e Berishës dhe të Malltezit.

Kujtojmë se Berisha dhe Malltezi ndodhen në masën arrest në shtëpi, lidhur me aferëne e ish-kompleksit Partizani.

Ish- Kryeministri Berisha  dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrin e tij në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, përmes nxjerrjes së akteve nënligjore përgjatë mandatit të parë të qeverisjes Berisha.

Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka. Ndërsa dhëndri i tij, Malltezi u arrestua në 21 tetor dhe më pas u la në arrest shtëpie.

/vizionplus.tv

Read Entire Article