Në maj nis turi i kryeministrit Rama në rajon, do të takohet me shqiptarët e diasporës

4 months ago 26
Reklamë

Kryeministri Edi Rama pritet të nisë një tur në rajon, për të takuar shqiptarët e disporës.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se takimet e Ramës me shqiptarët e disporës do të nisin me 12 maj nga Athina.

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi zhvilloi këtë fundajvë një takim me strukturat e PS-së në Athinë, një lëvizje kjo të të parapërgatitur terrenin për vizitën e Ramës në Athinë.

Në takimin e tj në Athinë Klosi tha se nisja e tourit të takimeve të kryeministrit Rama në diasporë synon të thellojë lidhjet që vendi ynë ka me shqiptarët kudo në botë.

Sipas organizatorëve të eventit, takimi i Kryeministrit do ketë shumë surpriza të këndëshme për emigrantët.

Kujtojmë se mazhoranca dhe Rithemelimi ranë dakord disa javë më parë peri nggritjen e Komisioneve Hetimore.

Vitin që vjen në vendin tonë do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe mesa duket kryeministri Rama po nis që tani turin për votuesit e diasporës./vizionplus.tv/

Read Entire Article