Analisti Armir Shkurti, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, mendon se fitorja e Trump në SHBA do të sillte një frymë të re edhe në politkën shqiptare. Sipas analistit në PD po presin fitoren e Trump, në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor.
Shkurti: Që në 2016 me Altin Goxhaj jemi reshtuar me Trump. Në 2020 kemi hapur “Trump Club”. Besojmë që sot ka një betejë të madhe mes të keqes dhe të mirës. Donald Trump është te kapitalizmi tradicional, i moralshëm, ekonomia e lirë e tregut, për ato gjëra që ne kemi luftuar në ‘90, kemi dalë për tu vrarë. Nëse bota është në këtë dilemë, valë goditëse do të bëjë që bota të fillojë të flasë ndryshe. Mendoj se do të fillojë një frymë tjetër, por nuk mendoj që në nëntor fiton, pastaj pas 4 vitesh bota do të jetë e lulëzuar. Do të ketë një ndërgjegjësim tjetër më të madh. Unë kam përshtypjen që në PD po e presin shumë fitoren e Trump./vizionplus.tv