Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë. Mësohet se një person i maskuar, nën kërcënimin e kallashnikovit ka hyrë në ambientet e një marketi dhe ka marrë shumën ditore.
Ai gjithashtu ka grabitur paratë që disa klientë të pranishëm kishin më vete.
Pasi ka marrë paratë është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në ndjekje të tij.
Sipas policisë, ai është nisur drejt Malit të Robit dhe aty ka humbur gjurmët në errësirë. Policia po vijon kontrollet për gjetjen dhe arrestimin e tij.
“Kavajë/Informacion paraprak-Rreth orës 18:40, në Qerret, Kavajë, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, ka hyrë në një market ushqimor, ku ka marrë një sasi parash, dhe më pas është larguar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e kapjen e autorin dhe dokumentin ligjor të ngjarjes.”