Nesër Kuvend, vendoset për fatin e mandatit të Olta Xhaçkës, nuk dihet nëse shumica do e dërgojë çështjen në Kushtetuese

5 months ago 23
Reklamë

Të enjten parlamenti do të vendosë për fatin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Ajo që mbeti e paqartë nga vendimi i marrë në Këshillin për Mandatet është qëndrimi i shumicës socialiste ndaj vendimit të

Gjykatës Kushtetuese. Në vendimin e saj për çështjen “Xhaçka” thuhet se kur e 1/10 e deputetëve ngrejnë një mocion për papajtueshmërinë e mandatit të një deputeti, kuvendi është i detyruar ta dërgojë çështjen për shqyrtim në themel në “Kushtetuese”.

Në mungesë të një qëndrimi nëse shumica socialiste do ta çojë ose jo për shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese, ajo tha se deri të mërkurën do të përgatisë një raport ku do të rendisë argumentet e saj ligjore ndaj vendimit të “Kushtetueses”. Të njëjtin qëndrim pati edhe Enkelejd Alibeaj, i grupimit tjetër të Partisë Demokratike, raporton gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema.

Në qershorin e 2022-it opozita dërgoi në kuvend mocionin që kërkonte që papajtueshmëria e mandatit të Olta Xhaçka të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas opozitës ish Ministres së Jashtme duhet t’i hiqet mandati i deputetes pasi është në konflikt interesi me shpalljen nga qeveria të bashkëshortit të saj Artan Gaçi investitor strategjik.

Pas ankimimit në janarin e një viti më parë “Kushtetuesja” ia njohu këtë të drejtë opozitës dhe kërkoi që mandati i Olta Xhaçkës të shqyrtohet nga kjo gjykatë pasi të votohet në parlament.

Më shumë se një vit nga ky vendim i “Kushtetueses” që detyron kuvendin të miratojë kërkesën e opozitës do të përcaktohet te enjten nëse fati i mandatit të Xhaçkës do të shqyrtohet ose jo në themel nga Gjykata Kushtetuese./vizionplus.tv/

Read Entire Article