Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duket se po injoron çdo tentativë që do frenonte sulmet e IDF në Liban apo Gaza.
Zyra e tij bëri të ditur se Netanyahu i ka kërkuar ushtrisë që të luftojë me “forcë të plotë” dhe nuk i është përgjigjur thirrjes së mbrëmshme për armëpushim.
Lexo edhe :
Related Posts
Në përgjigje të propozimit të armëpushimit të paraqitur nga 12 aleatë ndërkombëtarë, zyra e Netanyahut thotë:
“Lajmi për armëpushim, nuk është i vërtetë. Ky është një propozim amerikano-francez, të cilit as kryeministri nuk iu përgjigj. Lajmi për gjoja direktivën për të moderuar luftimet në veri është gjithashtu e kundërta e së vërtetës. Kryeministri udhëzoi IDF që të vazhdojë luftimet me forcë të plotë dhe sipas planeve të paraqitura para tij. Gjithashtu, luftimet në Gaza do të vazhdojnë deri në arritjen e të gjitha qëllimeve të luftës”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, lufta në Lindjes e Mesme po shkon drejt zgjerimit, por për të parandaluar këtë SHBA dhe Francë kanë hartuar një plan armëpushimi./vizionplus.tv