Për herë të parë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka folur për përfundimin e luftës, pasi deklaroi se së shpejti do të përfundojë faza kryesore e operacionit ushtarak kundër Hamasit në Rripin e Gazës.
“Ne jemi pranë përfundimit të operacionit për eliminimin e ushtrisë terroriste të Hamasit”, tha Netanyahu, duke mirëpritur të diplomuarit e Kolegjit të Mbrojtjes Kombëtare në Jerusalem.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër të mbeturve, përfshirë luftëtarët e Hamasit”, siguroi ai.
Kryeministri izraelit tha gjithashtu se gjatë konferencës që mori nga krerët e divizionit 143 të ushtrisë izraelite – që vepron në Rafah, në skajin jugor të Rripit të Gazës – ai zbuloi se ishte bërë “përparim shumë domethënës”. /vizionplus.tv