Nga blerja e vilës, tek pagesa e taksave, fermerët tregojnë planet, çfarë do bëjnë me 100 mijë euro

5 months ago 31

Çfarë do bënin me 100 mijë euro nëse fitonin “Ferma VIP”? Kjo ishte pyetja e fundit për të gjithë fermerët, të cilët nuk nguruan të tregonin planet e tyre.

Do gëzohem dhe do festoj dhe do investoj tek muzika dhe projektet e reja“, ishte përgjigjja e shkurtër e Baby G.

Investimi në një biznes të përbashkët me motrën ose blerja e një apartamenti është në planet e Diteas. “Do investoja në diçka që kam nisur me motrën ose do blija një apartament“, tha ajo.

Po ashtu, edhe Flori do të dëshironte të blinte një apartament për prindërit e tij.

Edhe unë dua të investoj në një apartament. E kam me shumë dëshirë ta bëj si investim për prindërit e mi”, tha Flori.

Ndërsa artisti Robert Aliaj nuk ka menduar asnjë plan, kjo për faktin se ai nuk ka hyrë për ta fituar, ashtu siç ka deklaruar edhe më herët, por për të sfiduar veten.

Ndërsa aktori Albano Bogdo ka habitur me përgjigjen.

Unë do paguaja taksat që të mos shkoj në burg. Megjithatë nuk mendoj se do e fitoj, ndaj po them do i prishja kot për qejf“, tha Albano.

Këngëtarja Xhesika Polo ka synime të qarta, në rast se do fitonte “Ferma VIP”.

100 mijë euro besoj që janë goxha për të pasur një stabilitet ekonomik, për të pasur një jetë më të qetë për mua dhe dy familjarët e mi që janë babi dhe vëllai. Jo se varet jeta nga to, por me to për mua do bëhej jeta më komode. Nuk do i hidhja të gjitha për investim, por një pjesë do ta ngrija për një të ardhme të qetë“, tha Xhesika.

Ndërsa Xhensila Pere, e cila hyri sëfundmi në fermë nuk do përfitojë 100 mijë euro, por më pak. E megjithatë, nëse arrin t’ia dalë, ajo do ja u jap prindërve.

Atë pjesë shumë shumë të vogël që do merrja, do ja u dhuroja prindërve të mi, pas një periudhe të vështirë që kemi pasur“, tha Xhensila Pere.

Dijonis Biba tha: “Nuk kam akoma një plan, do i mbaj në bankë”. 

Unë me bashkëshorten kemi në plan të blejmë një vilë të madhe dhe 100 mijë euro do i bashhkangjiten pjesës tjetër“, shtoi këngëtari Renis Gjoka./vizionplus.tv

Read Entire Article