Një 36-vjeçar nga Ohri është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet se ka kryer vjedhje në 3 banesa më dy lagje të qytetit bregdetar.
Blutë e Durrësit bëjnë me dije se 36-vjeçari u kap në flagrancë teksa vidhte pajisje në një banesë në lagjen nr. 17/1.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se më datat 04.03.2024 dhe 06.02.2024, ka vjedhur pajisje në 2 banesa të tjera në lagjen nr. 3.
Njoftimi Policisë
Durrës/Strukturat e DVP Durrës, të angazhuara maksimalisht për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga 6 shtetas, autorë të dyshuar për vjedhje të ndryshme.
✅Njëri nga të arrestuarit, i dyshuar si autor i 3 rasteve të vjedhjeve në banesa, në 2 lagje të Durrësit.
Si rezultat i hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e vjedhjeve në banesa/subjekte të ndryshme në territorin e qarkut, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin J. N., 36 vjeç, banues në Ohër.
Ai u kap në flagrancë teksa vidhte pajisje në një banesë në lagjen nr. 17/1. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se më datat 04.03.2024 dhe 06.02.2024, ka vjedhur pajisje në 2 banesa të tjera në lagjen nr. 3.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv /