Nga pasioni për futbollin e deri tek fusha e modelingut, rrëfehet Egzoni, zbulon lidhjen me portierin e kombëtares

5 months ago 31
Reklamë

Në podcat-in e Renisit dhe Diteas, i ftuari i radhës ishte Egzon Berisha.

Ai ka rrëfyer detaje nga jeta e tij si dhe eksperiencën deri tani në fermë. Ai u shpreh se lojtarë të fortë sheh Valerin dhe Florin.

Fermeri rrëfeu pasionin e tij për futbollin dhe lidhjen me portierin e Kombëtares, Etrit Berishën. Egzoni u shpreh se në të ardhmen veç modelingut, do të  përfshihet dhe në aktrim.

“Në fermë ka konkurrentë të fortë. Valeri dhe Flori mendoj se janë lojtarë shumë të fortë. Në fillim kam pasur shumë pasion futbollin. Pas disa lëndimeve në gju, fillova modelingun, gjë që e bëj me shumë pasion. Etrit Berisha, portieri i Kombëtares është djali i xhaxhait tim. Është djalë shumë i mirë.  Për momentin jam përkushtruar në modeling, ndoshta dhe pak në aktrim. Kam pasur oferta, kam luajtuar në një komedi. Në të ardhmen pse jo mos të marrë më shumë pjesë në aktrim, më pëlqen”, rrëfeu Egzoni. /vizionplus.tv

Read Entire Article