Nga Tupac te Michael Jackson/ Jay Z dhe Beyonce bashkëpunëtorë të Diddy-t? Rrjeti “shpërthen” ndaj çiftit

1 month ago 35

Themeluesi i “Bad Boy Records”, P Diddy është një nga emrat më të lakuar në mediat amerikane, me producentin e njohur që tashmë akuzohet për krime të ndryshme, që nga vrasjet, marrëdhënie seksuale me të mitur e trafikim i qenieve njerëzore.

Edhe pse për disa nga akuzat ai u shpall i pafajshëm, fansat anë e mbanë globit vazhdojnë ta akuzojnë atë si organizatorin e vrasjeve të yjeve më të mëdhenj të muzikës, si Tupac Shakur, The Notorious B.I.G., Michael Jackson etj.

Së fundmi, dy emra të tjerë që po lakohen janë dhe ato të Beyonce dhe Jay Z, një nga çiftet më të njohura në industrinë e muzikës. Sipas asaj që po qarkullon në rrjet, të dy artistët thuhet se janë bashkëpunëtorë të Diddy-t, për të “hequr qafe” rivalët e tyre.

Tupac dhe Biggie ishin dy nga emrat më të mëdhenj të muzikës rap në SHBA në fund viteve ’90, teksa të dy u vranë në mënyrë të papritur, me P Diddy-n si të akuzuar kryesor, e kjo për shkak të konkurrencës.

Një tjetër vdekje e tillë ishte ajo e Aaliyah, një nga yjet më premtues së muzikës, e cila humbi jetën më 25 gusht 2001, pasi avioni i saj privat u rrëzua në Bahamas, vetëm disa minuta pasi u ngrit në ajër.

Aaliyah ishte vetëm 22 vjeç kur u nda nga jeta. Ajo cilësohej si një yll premtues shumë herë më i madh se Beyonce, gjë që ka ngjallur dyshime se vrasja e saj ishte e manipuluar, pasi asnjë person që ndodhej në bord të avionit të saj nuk arriti të mbijetonte.

Lisa Lopes, e njohur si Left Eye, ishte një tjetër artiste amerikane, e cila u nda papritur nga jeta më 25 prill 2002, kjo pas një aksidenti me makinë.

Vetëm 30 vjeçe në atë kohë, ish-anëtarja e grupit të njohur “TLC” kishte shkuar në Honduras për t’u rehabilituar, teksa papritur ajo humbi kontrollin e automjetit të saj dhe doli nga rruga, duke humbur jetën në vend.

Data 25 shënon një tjetër humbje të madhe të muzikës botërore, atë të Michael Jackson. Mbreti i muzikës “Pop” zotëronte një nga studiot më të mëdha diskografike, me fansat që tashmë dyshojnë se në vdekjen e tij ka qenë pjesë sërish P Diddy.

Vetëm 50 vjeç, Michael u nda nga jeta më 25 qershor 2009, pas një arresti kardiak, e cila u konfirmua më vonë se ishte një vrasje e planifikuar nga doktori i tij.

Fansat menjëherë kanë “shpërthyer” në rrjet kundër çiftit Beyonce-Jay Z, me komentet që nuk pushojnë në rrjetet sociale, teksa të dy ata po humbin ndjekës në mënyrë të “frikshme”.

Tashmë gjërat pritet të marrin një tjetër rrjedhë në gjyqet në vijim për P Diddy-n, i cili është shprehur se ka edhe shumë emra të tjerë që kanë qenë pjesë e trafikimit të qenieve njerëzore dhe abuzimit seksual me të mitur.

Read Entire Article