Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla do të mbledhë ditën e martë në orën 13:30 konferencën e kryetarëve.
Vizion Plus mëson se në fokus të kësaj mbledhjeje do të jenë diskutimet për zgjidhjen e ngërçit mes mazhorancës dhe opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.
Burime për gazetaren e Vizion Plus, Olta Blaceri, bënë me dije më herët se arritja e një marrëveshjeje mes PS dhe rithemelimit të Sali Berishës është afër.
Të njëjtat burime konfirmojnë se komunikimet mes kryetarëve të grupeve parlamentare Bledi Çuçi e Gazment Bardhi kanë vazhduar edhe sot dhe në parim mësohet se ka një dakordësi për të zgjidhur dy prej kërkesave kryesore të opozitës; reformën zgjedhore dhe komisionet hetimore.
Çështja më e rëndësishme për pd e drejtuar nga Sali Berisha është reforma zgjedhore dhe prej 5 muajsh deputetët demokratë kanë bllokuar parlamentin duke kërkuar shkarkimin e Enkelejd Alibeajt dhe zgjedhjen e Oerd Bylykbashit në postin e bashkëkryetarit të komisionit të posacëm të reformës zgjedhore. Por komisionit i mbaron mandati të enjten e ardhshme dhe socialistët kanë vendosur të mos e zgjasin duke i dhënë fund debatit se kush përfaqëson opozitën në këtë komision.
Burime bëjnë me dije se ka dakordësi mes dy kampeve që reforma te realizohet nga komisioni i ligjeve, me saktësisht nga një nënkomision i ngritur nga ligjet ku PD e PS të kenë numër të barabartë përfaqësuesish dhe ky mekanizëm është i pranueshëm për të dy palët.
Në lidhje me kërkesat e pd për ngritjen e komisioneve hetimore, është rënë dakord që nga 8 kërkesat e depozituara nga opozita të ngrihen dy komisione pasi të rishikohet objekti i tyre.
Për të zyrtarizuar këtë kompromis te arritur pas bisedimeve mes Bledi Cucit e Gazment Bardhit, me ndihmën e ambasadorëve të be dhe Britanisë se madhe, pritet te mblidhet konferenca e kryetareve për te futur zyrtarisht ne kalendarin e parlamentit ngritjen e komisioneve hetimore. E nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve atëherë protestat e opozitës mbyllet dhe mbledhja ardhshme e parlamentit ne 18 mars, do te jete një séance normale me diskutime dhe debate për rendin e ditës.
/Vizionplus.tv/