Ngjarja në Durrës, avokati: Fat i madh që nuk pati pasoja në njerëz, e papranueshme të drejtosh armën ndaj policisë

4 months ago 21
Reklamë

Avokati Saimir Visha, foli sot në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus me moderatore Pranvera Borakaj lidhur me ngjarjen e Durrësit, ku 40-vjeçari Aleks Marku mori peng fëmijët e tij të mitur.

Marku gjithastu qëlloi me armë kundrejt policit të RENE-as në momenrtin që policia ndërhyri për të liruar dy fëmijët e mitur, për fat të mirë pa pasoja.

Për këtë avokati tha se ky rast nuk ështe vetëm dhunë në familje, por kalon caqet në tentativë në rrethana cilësuese.
Ai tha se është e papranueshme që dikush të drejtojë armë ndaj një polici.

“Të arrish të ngresh dorën ndaj forcave të policisë kjo për mendimin tim është më e rënda”, tha avokati.

Saimir Visha: Nuk e shikoj rastin konkret si dhunë në familje. Mendoj se kalon caqet, kemi tentativë vrasje me rrethana cilësuese. Te godasësh ndaj punonjësit të policisë kur ne ishim akoma duke bërë homazhe nga efektivit që u vra në Fier. Fat i madh, shyqyr që kjo ngjarje nuk pati pasoja edhe më të rënda…Do shikojmë qe nesër pasnesër kjo bashkëshortja do i çojë ushqimet burrit në burg, do bëjë prokurën për një avokat. Të arrish të ngresh dorën ndaj forcave të policisë kjo për mendimin tim është më e rënda. Nuk i hyj fare nëse kemi të bëjmë me rast skizofrenik, autori të marri denimin që meriton, sepse tentoi të vriste policin. Të shtish ndaj punonjësit të policisë, pse nuk shti ndaj vetes vete? Nuk ka pengmarrje në këtë rast. Do shikohet gjatë hetimit nëse ka kartelë të hapur./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article