Ngjarje e rëndë në Korçë, nënë e bijë gjenden pajetë në banesë

7 months ago 38
Reklamë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë, ku nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesën e tyre në lagjen 17.

Mësohet paraprakisht se dera e banesës ka qenë e mbyllur, ndërsa ka qenë zjarrfikësja që ka  ndërhyrë.

Ata kanë hapur derën duke gjetur të vdekura Eleni dhe Ornela Vangjeli. Nëna ishte në moshën 74-vjeçare, ndërsa e bija në moshën 54-vjeçare.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se nëna ka qenë e sëmurë. Nga të dhënat e para, rezulton se viktimat nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.

Fillimisht ka ndërruar jetë vajza dhe më pas e ëma. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ku deri më tani nuk ka dyshime për ngjarje kriminale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune apo shenja të tjera.

Pritet të bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Top Channel

Read Entire Article