Mbi 5 ton peshk i ngordhur ka mbuluar brigjet e rezervuarit të Petovës në Bashkinë Fier.
Era e rëndë është përhapur në të gjithë zonën përreth, ndërkohë që ndotja mjedisore konsiderohet e lartë.
Nuk dihet ende shkaku i ngordhjes së peshqve, por ngjarja mund të ketë ardhur nga temperaturat e larta dhe rënia e nivelit të ujit.
Autoritetet rajonale janë njoftuar për rastin, por deri më tani nuk është ndërhyrë për pastrimin e rezervuarit./vizionplus.tv