Parlamenti vendos të ngrejë komisionin e posacëm që do të përgatisë reformat në luftën kundër korrupsionit dhe që I nevojiten Shqipërisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Demokratët e drejtuar nga Sali Berisha pasi vendosën një ditë më parë të bojkotojnë të komision, sot në séancë nuk diskutuan më për këtë çështje; dhe debati u zhvendos mes qeverise dhe Lulzim Bashës i cili gjithashtu ka vendosur të mos bëhet pjesë e komisionit kundër korrupsionit.
“Komiteti apo komisioni që doni të krijoni nuk është gjë tjatër veçse një gjethe fiku për 10 muajt që i kanë mbetur një mazhorance 11 vite të zhytur kokë e këmbë në korrupsion”, tha Basha.
“Parafolësi përmendni këtu komisioni që do votojmë sot, që ne kërkojmë dhe do ta bëjmë një komision jo vetëm me analiza politike, por do prodhojë një plan kombëtar dhe për mirë qeverisje dhe sundimin e ligjit”, tha Elisa Spiropali.
Demokratët e drejtuar nga Sali Berisha u fokusuan sot tek debati për raportin vjetor të institutit për studimin e krimeve të komunizmit, duke akuzuar mazhorancën se nuk ka bërë mjaftueshëm për shtresën e ish-të përndjekurve politikë.
Në fund të seancës mazhoranca do të votojë Komisionin për “mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit“, ndërkohë që opozita e ka vendosur të mos bëhet pjesë e procesit të votimit./vizionplus.tv/