Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka uruar sot mësuesit për festën e 7-Marsit.
Nikolla thotë se talenti, përkushtimi dhe sakrifica e tyre janë investimi më i mirë për të ardhmen.
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas kryeparlamentares, progresi i arsimit është kusht dhe faktori kryesor i progresit të vendit.
“Me rastin e 7 Marsit, Festës së Mësuesit, mirënjohje dhe urimet e mia të përzemërta për koleget dhe kolegët mësuese e mësues.
Për dashurinë, dijet dhe vlerat që u japin vajzave dhe djemve të Shqipërisë. Talenti, përkushtimi dhe sakrifica e tyre janë investimi më i mirë për të ardhmen. Sepse progresi i arsimit është kusht dhe faktori kryesor i progresit të vendit”, ka uruar Nikolla. /vizionplus.tv