Nis gjyqi ndaj Edison Memollës, kryebashkiaku i Rrogozhinës akuzohet për korrupsion zgjedhor

2 months ago 19
Reklamë

I akuzuar për korrupsion zgjedhor, kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla dha shpjegime në Gjykatën e Posaçme, e cila nisi sot gjyqin ndaj tij. Menjëherë pas seancës ai tha se është i bindur në pafajsinë e se është i gatshëm të përballet me drejtësinë.

“Isha për të dhënë deklaratën time para gjykatësve. Është një proces që ju e dini. Shpresoj që drejtësia do të nxjerrë të vërtetën në shesh dhe që unë jam i pafajshëm në këtë proces. Kam qenë gjithmonë i gatshëm”, deklaroi Memolla.

Akuza që rëndon ndaj tij lidhet me zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të dy viteve më parë.

Dy ditë përpara vendoreve, në media doli një audiopërgjim, që vuri më pas edhe prokurorinë në lëvizje.

Në regjistrim dëgjohet Memolla që në këmbim të votave për zgjedhjet lokale i kërkonte një punonjësi të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që të mos i ndërpriste linjën e cila furnizonte me energji një debitor.

Madje sipas regjistrimit ai u zotua se do ta paguante vetë faturën e energjisë për të shmangur çdo penalitet të mundshëm.

Ne seancën e radhës, atë të datës 23 korrik, pritet që prokuroria e posaçme të dalë me konkluzionet per Edison Memollen./vizionplus.tv

Read Entire Article