Nis karnivali i Baselit në Zvicër me paradën e fenerëve “Morgestraich” (fotot)

8 months ago 13

Mëngjesin e sotëm në rrugët e Basel nisi parada e fenerëve në ditën e parë të karnivalit vendas Morgestraich, i përfshirë në trashëgiminë botërore kulturore të Unesco.

Turisti Daniel Berger tregonte për rrjetin AFP, se atmosfera e karnivalit ishte kaotike mes dritave të fenerëve që fikeshin e ndizeshin.

“Secili bën atë që do, edhe kur nuk arrin të shikojë asgjë. Llampat e fenerët janë të të gjitha llojeve, çdo grup ka një tematikë të caktuar.”

Një prej organizatorëve, Marc Pancera, tregonte për procedurën e paradës së para agimit:

“Së shpejti do të jetë Morgestreich, që do të thotë se dritat do të fiken në të gjithë qytetin, dhe aty ne do të nisim marshimit duke brohoritur Morgestreich, Vorëärts, march! (Morgestreich, marsho përpara!) Aty dritat fiken dhe të gjithë nisin njekohësisht marshimin”, tha Pancera.

“Ne e quajmë këtë ‘drei shoenste tagen’, që do të thotë tre ditët më të bukura të vitit. Kështu që është diçka e rëndësishme.”

Turistja Thepa Sonsard, nga Tailanda tha se kishte dëgjuar për karnavalin në vendin e saj.

“Kam dëgjuar se karnivali është shumë i madh dhe i famshëm, prandaj dhe erdha për ta parë vetë.”

Francezi Manick Lepiez tha se karnivali zvicerjan është ndryshe nga ai i rajonit Alsace, duke shfaqur shumë detaje tradicionale zvicerjane, edhe pse në një zonë frëngjisht-folëse./AFP/

Mëngjesin e sotëm në rrugët e Basel nisi parada e fenerëve në ditën e parë të karnivalit vendas Morgestraich

Top Channel

Read Entire Article